
Një plagoje me armë zjarri ka ndodhur pak çaste më parë në zonën e Kombinatit, në Tiranë.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se se autori është arrestuar menjëherë pas ngjarjes.
Sipas informacioneve paraprake, kunati ka plagosur me armë kunatin.
Dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Misir Tanushi. rreth 41 vjeç, ka plagosur me armë zjarri kunatin e tij, shtetasin Genci Mullaymeri. rreth 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi:
Plagosi me armë zjarri kunatin e tij, dyshohet për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm dhe ndërhyrjes profesionale të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Polici i autorit të dyshuar të ngjarjes.
Shpallet në kërkim edhe një 29-vjeçar, i dyshuar i implikuar në ngjarje.
Sekuestrohet arma e zjarrit me të cilën autori kreu plagosjen.
Rreth orës 15:40, në banesën e të dëmtuarit në rrugën “Llambi Bonata”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. T., rreth 41 vjeç, ka plagosur me armë zjarri kunatin e tij, shtetasin G. M., rreth 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, kanë siguruar zonën dhe kanë ndërhyrë për të kapur autorin. Falë veprimeve të shpejta dhe ndërhyrjes në kohë, shtetasi M. T. u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Në vijim të veprimeve punohet për kapjen e shtetasit N. S., 29 vjeç, i cili dyshohet se në momentin e ngjarjes ka qenë prezent në banesë dhe më pas është larguar.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Top Channel