Premier League/ City “shuplakë” skuadrës së Brojës, Liverpool merr disfatën e parë, zhgënjejnë Chelsea e United

27/09/2025 18:12

Java e fundit e Premier League solli surpriza të mëdha dhe rezultate befasuese.

Manchester City dominoi në mënyrë spektakolare ndaj Burnley-t, duke fituar me rezultatin e thellë 5-1, një mesazh i qartë për rivalët në garën për titull, teksa pati minuta dhe për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Armando Broja.

Ndërkohë, Liverpool pësoi humbjen e parë të sezonit, duke u mposhtur 2-1 nga Crystal Palace në një ndeshje ku të kuqtë nuk arritën të rikuperonin pavarësisht përpjekjeve të fundit.

Chelsea vazhdon formën e dobët, duke humbur në shtëpi 1-3 ndaj Brighton. Një tjetër rezultat që tregon pasiguritë e skuadrës londineze këtë sezon.

Manchester United gjithashtu zhgënjeu, duke u mundur 3-1 nga Brentford, ndërsa Leeds dhe Bournemouth u ndanë në barazim 2-2 në një përballje të luftuar.

Top Channel