PD kërkon një kandidat për Tiranën/ Takimi i negociatorëve të Berishës me aleatët, mbërrin i pari Mediu e më pas Duka

27/09/2025 12:16

Tashmë kanë mbërritur në ambientet ku do të zhvillohet takimi për të gjetur një kandidat nga opozita për zgjedhjet në Tiranë, Fatmir Mediu dhe Agron Duka.

Ka qenë Mediu ai i cili mbërriti i pari e më pas Duka. Nga ana tjetër Flamur Noka, ka qenë së bashku me Këlliçin në një makinë.

Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti u mandatuan nga Sali Berisha për të negociuar edhe me aleatët për një kandidaturë unifikuese.

Gazetarja e Top Channel, Elda Menga, zbulon se aleatët e parë që PD nis takimet për zgjedhjet e parakoshme në Tiranë janë Fatmir Mediu dhe Agron Duka.

 

 

Top Channel