Varur në 828 metra, punëtorët nepalezë pastrojnë ndërtesën më të lartë në botë në Dubai
Një nga figurat më të spikatura të mjekësisë shqiptare, Doktor Ylber Vata, është nderuar me vlerësimin maksimal në Kongresin e Parë Klinik të Kirurgëve Shqiptarë, që po mbahet këto ditë në Prishtinë, me pjesëmarrjen e dhjetëra kirurgëve nga të gjitha trojet shqiptare dhe vende të tjera të botës.
Në një atmosferë solemniteti dhe respekti profesional, Dr. Vata u pranua me titullin “Anëtar Nderi i Shoqatës së Kirurgëve të Kosovës”, një titull i rezervuar për mjekët me kontribute të jashtëzakonshme në fushën e kirurgjisë dhe humanizmit.
Doktor Vata kujtoi me emocione kontributin e tij në ndihmë të popullit të Kosovës gjatë luftës së vitit 1999, kur si mjek në spitalin e Kukësit, shëroi qindra të plagosur, ushtarë të UÇK-së dhe civilë të dëbuar nga lufta.
Ky vlerësim i kushtohet edhe qytetit të Kukësit – simbol i sakrificës dhe humanizmit – qytet që në vitin 1999 u propozua për Çmimin Nobel për Paqe, për mikpritjen dhe ndihmën ndaj mijëra shqiptarëve të Kosovës.
Doktor Ylber Vata, sot, nuk është vetëm një emër i njohur në fushën e mjekësisë, por një model i përkushtimit, humanizmit dhe drejtimit institucional. Ai mban titullin “Qytetar Nderi i Prizrenit”, ndërsa prej vitesh është një nga profesionistët më të respektuar në Sanatoriumin e Tiranës.
Me përkushtim profesional dhe integritet njerëzor, ai mbetet një ndër figurat më të çmuara të mjekësisë shqiptare, i duartrokitur jo vetëm në sallat e operacionit, por edhe në ato të nderimit kombëtar.
Top Channel