”Kam pasur një konflikt, nuk jam mirë”/ Akuzohet se ka ndihmuar Teilor Tivarin në vrasjen e 51-vjeçarit, avokati i të riut: E ka marrë në telefon dhe…
27/09/2025 12:58
Denis Mekolli, avokati i 27-vjeçarit Xhenis Dakoli qe u la në masën e sigurisë arrest në burg si bashkëpunëtor i autorit Tivari ka dhënë një deklaratë për Top Channel.
Sipas avokatit, Dakoli e ka shok fëmijërie Tivarin dhe ditën e krimit e ka marrë në telefon dhe i ka kërkuar ta marrë nga vendi ku ndodhej afër tregut fshatar se kishte pasur një konflikt dhe nuk ishte mirë.
Nuk ka pasur dijeni për krimin dhe rrjedhimisht sipas autorit akuzat për moskallzim krimi dhe përkrahjen e autorit të krimit nuk qëndrojnë.
Top Channel