
Në fshatin Bllagajë të Pejës iu dha lamtumira e fundit Eldion Kelmendit, vëllait të Gjestit, fituesit të edicionit të katërt të Big Brother VIP, i cili humbi jetën në moshën 15-vjeçare si pasojë e një aksidenti tragjik me motor.
Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, miq, si dhe shumë fytyra publike, që u bashkuan për t’i dhënë ngushëllimet e fundit familjes Kelmendi.
Në fotot e publikuara në rrjetet sociale shihet këngëtari me lot në sy duke i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të tij.
@arbresh_info I jepet lamtumira e fundit vëllait të Gjestit, Eldion Kelmendi 15-vjeçari që dje humbi jetën aksidentalisht #gjesti #bigbrother #vdes #vellai #aksident #peje #dhimbje ♬ original sound – arbresh.info
Si ndodhi ngjarja?
Vdekja e Eldion Kelmendit, njëri prej dy personave të aksidentuar, u konfirmua menjëherë në vendin e ngjarjes. Personi tjetër që ndodhej në motor me të është duke marrë trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës, ku sipas mjekëve gjendja e tij raportohet si e rëndë.
Fillimisht u përhap lajmi se personi tjetër i aksidentuar ishte ndaluar nga policia për shkak të aksidentit, por policia ka mohuar këtë informacion, duke saktësuar se identifikimi dhe përcaktimi i shkaktarëve të aksidentit është ende në proces dhe nuk ka vend për konkluzione deri tani.
Top Channel