Në Pejë u mbajt sot ceremonia mortore e 15-vjeçarit Eldion Kelmendi, vëllait të reperit të njohur Gjesti, i cili humbi tragjikisht jetën ditën e djeshme në një aksident.

Ceremonia u zhvillua në orën 17:00 dhe të pranishëm ishin familjarët, miqtë e ngushtë, por edhe shumë figura publike, të cilët i qëndruan pranë Gjesti në këtë moment të vështirë.

Mes të pranishmëve ishin Egli Tako, Rizarta Hoxha, Valbona Mhilli, Danja Koka, këngëtarja Dafina Zeqiri dhe Yll Limani, të cilët u bashkuan për t’i dhënë mbështetje familjes Kelmendi.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel