Presidenti Begaj takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së: Shqipëria rol aktiv në ruajtjen e paqes dhe sigurisë

26/09/2025 18:47

Presidenti i vendit, Bajram Begaj, është ritakuar sot me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, në kuadër të punimeve të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Biseda miqësore u përqendrua në rolin aktiv të Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

I shpreha mirënjohjen Sekretarit të Përgjithshëm Guterres për lidershipin e tij gjatë këtyre kohëve sfiduese për Organizatën dhe multilateralizmin”, shkruan Begaj.

Top Channel