Policia e Korçës aksion kundër prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, shoqërohen në komisariat tetë persona

26/09/2025 10:40
foto ilustruese

Vijojnë kontrollet intensive të drejtorisë vendore të policisë Korçë për goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Sipas informacioneve të inteligjencës policore në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e rrethit gjyqësor Korçë, vazhdojnë kontrollet intensive për evidentimin dhe parandalimin këtij aktiviteti kriminal.

Nga informacionet e marra bëhet me dije se gjatë kontrolleve intensive ditore, mbrëmjen e djeshme janë shoqëruar një grup personash prej rreth 8 vetash, ku në përfundim të veprimeve hetimore është bërë e mundur arrestimi i dy persona, ku është kapur një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike cannabis sativa.

Gjatë mbrëmjes së djeshme janë kryer kontrolle në mjete dhe banesa, është sekuestruar lënda narkotike e dyshuar cannabis, vlera monetare të konsiderueshme dhe automjete në përdorim të personave të arrestuar.

Nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë vijon puna për kapjen e personave që kryejnë veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Top Channel