E rëndë në Turqi, burri vret ish-bashkëshorten me breshëri automatiku/ Autori i bëri pritë në spitalin ku punonte, publikohet momenti i krimit

26/09/2025 08:10

Një grua 42-vjeçare, e identifikuar si Eser Karaca, u vra brutalisht nga ish-bashkëshorti i saj, Atilla Aydintapli, brenda ambienteve të një spitali privat në Kahramanmaraş të Turqisë, ku ajo punonte. 

Eser Karaca, nënë e dy fëmijëve, ishte duke punuar në spitalin privat ku ndodhi ngjarja. Autori, Atilla Aydintapli, 44 vjeç, kishte hyrë në ndërtesë me një çantë të zezë në të cilën kishte fshehur një armë zjarri.

Kamerat e spitalit kanë regjistruar momentet tragjike kur Aydintapli hyn në punën e ish-gruas. Pas disa sekondash, Karaca shihet duke dalë me nxitim, në përpjekje për të shpëtuar, ndërkohë që koleget përpiqen ta ndihmojnë.

Autori e ka ndjekur viktimën në shkallët e spitalit dhe e ka qëlluar me armë nga afër, pavarësisht se ajo ngriti duart dhe i lutej të ndalonte. Ai e qëlloi edhe dy herë të tjera para se të largohej me vrap.

Atilla Aydintapli u arrestua  pas ngjarjes. Nuk ka ende informacion mbi motivet e plota të krimit, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat dhe historikun e marrëdhënies mes viktimës dhe autorit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by sadece adana (@sadece.adana)

Top Channel