
Dy media të ndryshme në Bangaladesh kanë raportuar takimin në New York të presidentit Bajram Begaj me Kryeministrin e qeverisë së përkohshme të Bangladeshit, shoqëruar dhe më këtë foto.
“Shqipëria shumë e interesuar për të marrë punonjës nga Bangladeshi për tregun e saj të punës” Ky është titulli gazetës “The Daily Star”.
Ndërsa gazeta tjetër “The Business Standard” ka si titull “Rritja nevojës për punëtorë, Shqipëria kërkon punonjës nga Bangladeshi.
Shqipëria shkruhet në të dy këto shkrime, ka shfaqur interes të madh për rekrutimin e punëtorëve të kualifikuar dhe gjysmë-kualifikuar nga Bangladeshi për të përmbushur nevojat e saj në zgjerim në tregun e punës.
Ku propozim u përcoll nga Presidenti shqiptar Bajram Begaj gjatë një takimi me Kryeministrin Muhammad Yunus në Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.
“Na duhen punëtorë për vendin tonë, dhe disa kompani shqiptare kanë paraqitur tashmë kërkesa për të punësuar nga Bangladeshi,” citohet të ketë thënë në takim presidenti Bajram Begaj dipas mediave bangladeshase.
Ai theksoi se bashkëpunimi dypalësh mund të zgjerohet më tej, veçanërisht në sektorë si turizmi, duke nxjerrë në pah bregdetin jugor të Shqipërisë si një destinacion premtues për udhëtarët bangladeshas.
Kryeministri Yunus mirëpriti iniciativën, duke vënë në dukje se Bangladeshi, me fuqinë e tij punëtore dinamike dhe të re, është mirë i pozicionuar për të mbështetur rritjen ekonomike të Shqipërisë.
Ai gjithashtu bëri thirrje për lehtësimin e procedurave të vizave nga ana e qeverisë shqiptare, duke theksuar se qytetarët bangladeshas aktualisht duhet të udhëtojnë në New Delhi për të aplikuar për viza.
Në përgjigje, presidenti Begaj tha se Shqipëria po konsideron futjen e vizave elektronike për shtetasit bangladeshas.
Asif Nazrul, i cili mbikëqyr Ministrinë e Mirëqenies së Emigrantëve dhe Punësimit Jashtë Vendit, konfirmoi aftësinë e Bangladeshit për të siguruar një gamë të gjerë fuqie punëtore, nga mjekët dhe infermieret deri te punëtorët e fabrikave dhe të bujqësisë. Ai theksoi rëndësinë e nënshkrimit të një memorandumi mirëkuptimi për të lehtësuar procesin e rekrutimit. Presidenti Begaj gjithashtu njoftoi se universitetet shqiptare janë të gatshme të presin studentë bangladeshas nën skemat ekzistuese ndërkombëtare të regjistrimit.
Top Channel