Viktima Xhuljan Bullari

I burgosuri Bledar Selmanaj ka tentuar të arratiset nga burgu i Fierit. 

Selmanaj, i cili po vuan dënimin për vrasjen e mikut të tij, Xhulian Bullari, ka shfrytëzuar momentin e ajrimit për të tentuar të kalonte rrethimin e burgut. Ai ka provuar të arratiset edhe dy herë më parë.

Në vitin 2021 ai ka tentuar të arratiset nga spitali i burgut në Tiranë ku ndodhej për mjekim.

Selmanaj u arrestua më në zonën e Bllokut në Tiranë në vitin 2021.  Vrasja e 25 vjeçarit Xhuljan Bullari ndodhi në Babicë të Vlorës. I riu u ekzekutua me plumb në kokë, ndërsa Selmanaj kishte njohje të mëparshme me viktimën që dyshohet se e ka vrarë për motive të dobëta një natë para se të gjendej trupi i pajetë brenda mjetit tip “Fiat Punto”.

Ndërsa nga kontrolli në banesën e tij në lagjen “15 Tetori” në Vlorë, u gjet e groposur në oborrin e banesës së tij, një armë zjarri pistoletë me një krehër me 9 fishekë, me të cilën dyshohet se 39-vjeçari ka kryer vrasjen.

Salmanaj nuk ishte emër i panjohur për policinë pasi ka qenë i dënuar për një sërë vjedhjesh në qytete të ndryshme të vendit, Tiranë, Fier e Vlorë. Sendet që vidhte, i shiste nëpër dyqane, ndaj u dënua në vitin 2012.

Top Channel