VIDEO/ Bashkëshorti u dënua me 5 vite burg, Carla Bruni nuk përmbahet, sulmon mikrofonin e medias

25/09/2025 16:30

Carla Bruni, ish-Zonja e Parë e Francës, i qëndroi pranë burrit të saj Nicolas Sarkozy pasi ai u dënua me pesë vjet burg për konspiracion kriminal në lidhje me marrëveshjet me Libinë.

Pas shpalljes së vendimit bashkëshortja e tij, Carla Bruni, reagoi ashpër ndaj një gazetari të medias investigative Mediapart, organi që zbuloi për herë të parë këtë aferë.

E revoltuar, ish-zonja e parë e Francës iu afrua gazetarëve dhe i hoqi logon e Mediapart (sfungjerin) nga mikrofoni, të cilën më pas e hodhi në tokë, duke shprehur hapur zemërimin e saj ndaj kësaj medie.

Ky veprim erdhi menjëherë pas vendimit gjyqësor, që ka shkaktuar jehonë të madhe në opinionin publik dhe në skenën politike franceze.

Top Channel