Nga shumë vizita nga udhëheqës të huaj që janë mbajtur në Shtëpinë e Bardhë deri më tani këtë mandat, takimi sot mes Donald Trump dhe Recep Tayyip Erdogan ishte ndoshta pyetje-përgjigjet më të njëanshme.

Sipas BBC, Trump dominoi dhe iu përgjigj pothuajse çdo pyetjeje, por kjo pjesërisht mund të ketë qenë edhe për shkak se pyetjet e shpejta do të kishin qenë me shumë mundësi të vështira për t’u kapur dhe përkthyer shpejt nga përkthyesi i Erdoganit.

Nga ana tjetër, qëndrimi i Erdoganit për shumicën e temave kryesore të ditës, për shembull, Gaza dhe shitjet e avionëve F-35 – është i qartë dhe tashmë i njohur.

Megjithatë, pikëpamjet e Trump shpesh ndryshojnë dhe në fund fati i shitjeve të avionëve është i panjohur, edhe nëse Trump duket optimist. Deri më tani, takimi nuk është aspak një rezultat i keq për Erdoganin.

Trump ishte plot lëvdata dhe të dy liderët arritën të shmangnin çdo lloj mosmarrëveshjeje para kamerave të botës, edhe nëse të dy kanë qartësisht pikëpamje të ndryshme për çështje të tilla si Gaza.

Top Channel