“Tetë prokurorë nuk kanë çfarë të humbasin”/ Gara për kryesinë e SPAK-ut, gazetari Qyno në Top Story: Opozita nuk ka fuqi të lobojë për këtë

25/09/2025 21:33

Altin Dumani do të mbarojë mandatin 3-vjeçar më 18 dhjetor të këtij viti. Ai nuk i’a doli ta zgjaste mandatin e tij, pavarësisht takimeve në SHBA.

Nga ana tjetër, gara për kryesinë e SPAK-ut ka nisur. Gazetari Elton Qyno është shprehur në “Top Story” se 8 prokurorë do të bëjnë çmos për ta fituar këtë garë, duke parë që është dhe për ta 3-vjeçari i fundit në SPAK.

Ai gjithashtu shton se dhe politika do të lobojë në këtë proces votimi, që do të ndikohet më shumë nga mazhoranca.

“Kjo periudhë që ne flasim, deri më datë 8, është periudha e fushatës së heshtur. Kryetari ka double-vote… Me votimin e dytë, Dumani doli kryetar i SPAK-ut. Aty kanë shumë dëshirë të kandidojnë. 8 nga prokurorët e SPAK-ut kanë 3 vitet e tyre të fundit aty, sepse i mbaron mandati dhe nuk kanë çfarë humbin. Pas këtij 3-vjeçar ata largohen përfundimisht nga SPAK-u.

Në këtë radhë votimi, gara është shumë e madhe. Është ajo ‘intriga’ se kush do kandidojë. Këtu është dhe lobimi në KLP, lobimi politik që nuk duhet ta mohojmë… Nuk është vetëm lobimi ndërkombëtar. Është edhe lobimi ekonomik. Ata janë lobuesit më të mëdhenj, në KLP.

Përveç mazhorancës, nuk ka kush lobon tjetër. Opozita nuk ka fuqi të lobojë për kryetarin e SPAK-ut”, thotë Qyno.

Top Channel