Shpeshherë, personazhet e famshëm nuk kanë qenë edhe aq të kujdesshëm për veprimet e tyre në publik.

Disa prej tyre janë përballur me kritika për shkak të dhunës, fyerjeve apo sjelljeve të tjera të papërshtatshme, por ka edhe nga ata që janë kapur duke kryer marrëdhënie intime në vende publike. Kjo është një listë e yjeve që nuk janë përmbajtur as në publik.

Chrissy Teigen dhe John Legend

Këta dy të famshëm kanë pranuar se kanë kryer marrëdhënie seksuale gjatë një fluturimi nga SHBA në Tajlandë për të vizituar familjen e Teigen. “Po udhëtonim për në Tajlandë për të parë prindërit e mi dhe ishim nën batanije,” ka thënë Teigen. “Nuk e vumë re shumë. Mendoj se duhet të na japin një trofe për këtë,” shtoi ajo.

Angelina Jolie dhe Billy Bob Thornton

Para se të krijonte një familje me Brad Pitt, Angelina ishte “e zënë” me aktorin e filmit Bad Santa. Billy Bob ka pranuar se ka bërë seks me Jolie gjatë rrugës për në MTV Movie Awards.

Kirsten Dunst dhe Jake Gyllenhaal

Po, bukuroshja e filmit Spider-Man është parë duke bërë seks në publik me aktorin e Nightcrawler. “Kemi bërë seks në makinë, në banjo, madje edhe në det,” ka deklaruar Dunst.

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth

Kjo listë nuk do ishte e plotë pa përfshirë Miley Cyrus. Thuhet se këta të dy kanë kryer marrëdhënie seksuale mbi tryezë gjatë një feste.

Chris Brown dhe Rihanna

Këta të fundit, Rihanna dhe Chris, janë kapur duke bërë seks në publik – më saktë, në kabinën e klasit të parë të një avioni. Nuk ka qenë hera e vetme, pasi janë parë edhe duke bërë seks në plazh./TAR

Top Channel