Qeveria e shkarkoi, Berisha: Veliajt i kërkohet të mos shkojë në Kushtetuese për të dalë nga burgu

25/09/2025 14:10

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u informua nga gazetarët për shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës nga Këshilli i Ministrave.

Lajmi nuk suprizoi kryedemokratin, i cili akuzoi Kryeministrin Edi Rama se po ushtron presion që  avokatët e Erion Veliaj të mos trokasin në Gjykatën Kushtetuese.

A e dini ju se çfarë po bëhet. Unë kam denoncuar arrestimin e Gjushit me qëllimin e vetëm, për ta futur në qeli me Erion Veliajn.

Çfarë po ndodh? Erion Veliajt po i kërkohet në mënyrë ultimatume që të mos shkojë në Gjykatë Kushtetuese në mënyrë që të dalë nga burgu, të ndiqet i lirë dhe të ketë lehtësira. Ky është misioni i Gjushit, që është një urith. E kuptoni vetë ju. Tani vijmë tek mbledhja? Cili është varianti. Varianti është antikushtetues.

Çfarë ka ndërmend tu thotë Edi Rama sot shqiptarëve? ‘Nuk e shkarkova unë’, thotë. ‘Noterizova vendimin’. Por kurrë, kurrë fuqia ekzekutive nuk është noterizuese. Kurrë.’, u shpreh Berisha.

 

Top Channel