Pësoi paralizë faciale, si është sot gjendja e këngëtarit Kelly, zbulohen detaje të reja

25/09/2025 18:11

Ish-banori i “Big Brother Albania” dhe këngëtari i njohur, Kelly, ka ndarë një lajm të gëzueshëm për fansat e tij, pas disa muajsh mungesë në skenën muzikore për shkak të problemeve shëndetësore.

Pak kohë më parë, artisti zbuloi se ishte prekur nga një paralizë faciale, e cila i kishte ndalur gjysmën e fytyrës dhe qafës, duke prekur gjithashtu edhe kordat zanore.

Kjo gjendje e papritur e kishte detyruar të tërhiqej nga koncertet dhe aktivitetet publike, duke lënë ndjekësit e tij të shqetësuar.

Së fundmi, në një video të publikuar në Instagram, Kelly është shfaqur dukshëm më mirë, duke treguar se procesi i shërimit po ecën më shpejt se sa kishte pritur.

“Jam në fazën e rikuperimit, që ka ndodhur në një kohë rekord. Shpresoj të shihemi së shpejti në projekte të reja”, ka thënë ai, duke i dhënë shpresë fansave që mezi presin rikthimin e tij në muzikë.

Ndjekësit kanë reaguar menjëherë me mesazhe mbështetëse dhe urime për shërim të shpejtë, ndërsa artisti shprehet i vendosur të rikthehet fuqishëm me projekte të reja muzikore, duke treguar se pasioni për artin nuk e ndal as nga sfidat shëndetësore. /TAR

Top Channel