
Sllovenia të hënën i ndaloi kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu hyrjen në territorin e saj, një veprim që vjen pas ndalimit të dy ministrave të ekstremit të djathtë në kabinetin izraelit në korrik, thuhet në një deklaratë qeveritare.
Sllovenia, një anëtare e Bashkimit Europian, njohu shtetin palestinez vitin e kaluar, vendosi një embargo armësh ndaj Izraelit në gusht dhe futi një ndalim për importin e mallrave të prodhuara në territoret palestineze të pushtuara nga Izraeli.
Vërehet se shumica e vendeve në kontinentin europian tani e njohin shtetin e Palestinës, pas njoftimeve zyrtare të bëra të hënën nga podiumi i OKB-së nga Franca, Belgjika, Luksemburgu dhe Malta, pas pothuajse dy vitesh lufte në Rripin e Gazës.
Sipas të dhënave të AFP-së, të paktën 151 vende nga 193 shtetet anëtare të OKB-së tashmë e njohin shtetin e Palestinës.
Top Channel