Ndërron jetë nga virusi fëmija 5 vjeç në Greqi

25/09/2025 14:57

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lidoriki të Greqisë ku një fëmijë vetëm 5 vjeç ka humbur jetën papritur pasi u infektua me një virus.

Mediat e huaja raportojnë se i mituri u dërgua pa ndjenja në Qendrën Shëndetësore të Lidorikit.

“Jemi të gjithë të tronditur. Nuk mund ta besojmë dëmin që ka ndodhur. Humbëm një engjëll të vogël”, u shprehen banorë e zonës.

Mësohet se fëmija vuante prej disa ditësh nga një ftohje e lehtë, një gjendje e ngjashme me atë që kishte kaluar më parë edhe vëllai i tij më i vogël.

Rasti tashmë është marrë në shqyrtim nga Zyra e Mjekut Ligjor Rajonal të Doridës, e cila ka urdhëruar kryerjen e autopsisë në Shërbimin Mjeko-Ligjor të Greqisë Qendrore, për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Top Channel