Mori para për fushatë nga qeveria e Gaddafit, gjykata dënon me 5 vite burg Nicolas Sarcozy

25/09/2025 14:43

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy është dënuar me pesë vjet burg, pasi u gjet fajtor për konspiracion kriminal për të financuar në mënyrë të paligjshme fushatën e tij zgjedhore të vitit 2007 me para nga qeveria e ish-udhëheqësit Muammar Gaddafi, raportuan mediat franceze.

Sipas Le Monde, dënimi me kusht prej pesë vitesh për Sarkozyn, plus një ekzekutim i përkohshëm, do të thotë se ai do të thirret brenda një muaji nga zyra e prokurorit, e cila do ta njoftojë atë për dënimin e tij me burg. Një ankesë e mundshme nuk do ta pezullojë këtë masë sigurie. Prandaj, ai përkohësisht, do të shkojë në burg.

Gjykata përmendi “ngjarje me seriozitet ekstrem që dëmtojnë besimin e qytetarëve tek ata që i përfaqësojnë”.

Gjykata e gjobiti gjithashtu ish-presidentin me 100,000 euro dhe vendosi një ndalim 5-vjeçar për të drejtat politike, civile dhe familjare, si dhe një ndalim 5-vjeçar për të kandiduar në zgjedhje.

Top Channel