
Marina Franceze njoftoi të enjten në mëngjes (25/9) se kishte sekuestruar 9.6 ton kokainë me vlerë më shumë se 500 milionë euro nga një anije peshkimi pranë brigjeve të Afrikës Perëndimore.
Më konkretisht, sipas informacionit nga Rajoni Detar i Atlantikut, operacioni u krye të hënën (22/9) nga dy anije të Marinës, pas informacionit të dhënë nga shërbimet antidrogë, shërbimet e inteligjencës detare dhe policia britanike.
Aksioni është pjesë e misionit “Corymbe”, i krijuar në vitin 1990 në Gjirin e Guinesë me qëllim forcimin e sigurisë në një rajon ku pirateria është një fenomen i shpeshtë.
Major drug seizure conducted by French Navy crews off the coast of West Africa:
⚖️ 9.6 metric tons of cocaine seized
➡️ Upheld efforts of the 🇫🇷 Armed Forces to combat trafficking and protect the French population https://t.co/oJDwVBxPKd pic.twitter.com/fKHFnO9ooJ
— The 🇫🇷 Joint Staff – Military operations (@FrenchForces) September 25, 2025
“Në total, nga anija u sekuestruan 9.6 ton kokainë me një vlerë tregu prej gati 519 milionë eurosh (609 milionë dollarë),” tha Rajoni Detar i Atlantikut, duke vënë në dukje se anija nuk mbante flamurin e asnjë vendi. Deri më tani, nuk janë dhënë detaje rreth fatit të ekuipazhit, ndërsa zakonisht në operacione të tilla, droga shkatërrohet dhe anija lejohet të vazhdojë kursin e saj. Ky është suksesi më i madh i Marinës Franceze në vitin 2025. Deri në fund të gushtit, marina franceze kishte sekuestruar tashmë gati gjashtë ton kokainë në brigjet e Afrikës Perëndimore.
Siç u tha në atë kohë nga kreu i Marinës, Admirali Nicolas Bozour, viti 2025 është regjistruar tashmë si një vit rekord, me më shumë se 45 ton drogë të zbuluara dhe të sekuestruara nga forcat detare franceze.
Top Channel