
Deputeti demokrat Belind Këlliçi u thirr sot në SPAK si dëshmitar në gjyqin për dosjen 5D.
Në gjyqin për ish-drejtorët e bashkisë ishin të pranishëm disa dëshmitarë mes të cilëve Arbjan Mazniku, Dritan Kadiu. Ergys Senka ishte dëshmitari i parë që u thirr për të dhënë deklarime
Ergys Senka: Në Senka shpk për momentin jam ekonomist. Kam qenë 3-4 vjet administrator. Në 2020 kam qenë admininistrator. Keni marrë pjesë në ndërtimin e një ujësjellësi në rrugën Aleksandër Moisiu. Puna ishte që ne dhe kompania tjetër kishim mbarëvajtjen e punimeve. Aty njoha Nestor Muhametllarin dhe lindi ideja për të marrë pjesë në këtë procedurë. Procedura është negociuar me mua. Nga ana tjetër e Vas konstruksion, ka qenë vetëm nestori. Nuk mbaj mend detaje, nuk e kujtoj përqindjen e ndarjes së kësaj kontrate. Ishte periudha e kovidit, ishte kontratë me vlerë jo shumë të madhe, pata një siklet që mu krijua me familjen, mamaja u sëmur, jemi biznes familjar, dhe u tërhoqa nga marrëdhënia, u thashë vazhdoni ju sa të zgjidh këto hallet.
Belind Këlliçi: Gjithë informacionin e kam marrë shkurt mars 2023, e kam dorëzuar si provë në organin e akuzës. Po të më jepni kohë rikthehem dhe ju them gjithçka që disponoj. Nuk kam pasur dijeni mbi pyetjet që do bëhen, dhe jam gati ti shqyrtoj dhe të kthehem ti deklaroj. Kam dhënë dëshmi në SPAK dhe i qëndroj. 25 mln dollar është përllogaritja që kemi bërë që është fituar nga 5 d.
Belind Këlliçi i është përgjigjur pyetjeve të Ardian Lekës, avokatit të Mariglen Qatos: Vijnë informacione të tilla, shpesh rezultojnë të vërteta shpesh jo. Ka ardhur një zarf dorazi, është protokolli që s’merrem unë drejtohuni partisë demokratike. Kush ka turnin, është në recepsion, pëllumbi është njëri që mbaj mend, Arben, Ilir, Emiljana, varet kush ka qenë turn. Kam arritur përmes faqes së qkr fillimisht të ndjek kompaninë, kam bërë lidhjen e konfliktit të interesit dhe kam bërë një deklaratë publike. Do kisha kërkuar të njihesha me procedurën se si bëhen pyetjet e nderuar gjykatë. Duhet të kuptoni, kam bërë me qindra denoncime publike që përmbajnë emra e të dhëna dhe s’është e thjesht ti kujtoj specifikisht të gjitha. Duhet kuptuar koha, situata që janë bërë kë…
Ardian Leka: A e fituat u bashkinë e Tiranës pasi bëtë këto denoncimi? Se thatë që denoncuat dhe investiguat se ishit kandidat
Gjykata: Dëshmitari të mos përgjigjet për pyetjen që ëhtë jashtë objektit dhe fakteve të gjykimit
Këlliçi: Mendoj se detyrën time e kam kryer. Informacioni që më ka ardhur ka qenë me shkrim pa emër pa adresë por ka pasur emrin tim mbi zarf. Më është dorëzuar mua personalisht dhe jam njohur vetëm unë me materialin. Kam bërë qindra denoncime. Kam patur kallëzime edhe për çështjen në fjalë kallëzim për shpifje. Jam aktualisht në gjykatën civile për shpifje të iniciuar nga ish kreu i bashkisë tiranë erion veliaj. Qoftë në deklaratën publike qoftë në kallëzim, ka qenë Qato më pas ka qenë edhe molla e drejtor të tjerë. Informacionin e parë e kam patur për Qaton, atë që kam patur si informacion atë kam depozituar dhe kallëzuar.
I përgjigjet avokatit Isuf Shehu, avokat i Qatos. Këlliçi: Po është adresuar dhe hartuar nga ana ime kallëzimi. Kam krijuar bindjen e plotë që ishte material me vlerë hetimore. Kam kërkuar draft kopje të praktikave të tjera, e kam publikuar në media, me dispozitat ligjore kam depozituar kallëzim pranë organit të akuzës. Për sa kohë SPAK ka gjykuar që pretendimet e mia kanë patur bazë për të nisur hetimet, për mua si politikan dhe qytetar i republikës së shqipërisë historia mbyllet. Skam as kohën as interesin t’i ndjek gjithçka me çështjen.
I përgjigjet pyetjeve të avokatit të Redi Mollës: Çfarë detyre mbanit kur erdhi denoncimi anonim?
Këlliçi: Kandidat zyrtar i PD për zgjedhjet lokale për Tiranën. Kur kam bërë kallëzimin kam qenë deputet në dy javët e fundit të mandatit. Informacionin anonim ia kam bashkangjitur kallëzimit. Deklaratave të mia publike iu qëndroj të gjithave ditën që kam depozituar kallëzimin unë e quaj kapitull të mbyllur. Duke iu referuar në vijim daljes në media të të dhënave hetimore, nuk kam bërë kallëzim tjetër, por kam mbajtur qëndrimet e mia.
Ditjon Bogdani avokat i Redi Mollës: Kujt i hyjnë në xhep kallëzimet e Belind Këlliçit
Relatorja Flora Hajredinaj: Kujdes me qëndrimet avokat, se me sa duket dikujt i paska hyrë në xhep
Denion Bogdani avokat: Keni ndërmend të kandidoni për bashkinë e Tiranës se është në burg Redi Molla nuk ti vjedh më dot zgjedhjet
Ndërhyn gjykata, dënon me 20 mijë lekë avokatit për shkaktimin e situatave që thyejnë solemnitetin e gjykatës nëse përsërit sjelljet nxirret nga seanca.
Top Channel