Konflikti në Vlorë, reagon biznesmeni Luan Muça: Shkova të sqarohem për pronën në Palasë, Bedinaj na priti me njerëz të armatosur që na sulmuan me plumba Gjatë 72 orëve të fundit janë zhvilluar kontrolle të përqendruara në hyrje-daljet e autostradave dhe rrugëve interurbane, në mënyrë që të garantohet respektimi i rregullave të qarkullimit.
Gjatë këtyre kontrolleve, u evidentuan dhe u ndërmorën masa ndaj drejtuesve të automjeteve që: hynin pa respektuar radhën dhe krijonin pengesa në qarkullim, kryesisht tek rrethrrotullimi i Selitës dhe rrethrrotullimi te Liqeni i Thatë.
Për këto shkelje u vunë 59 masa administrative; kryen parakalime të gabuara, me fushëpamje të kufizuara, në Rrugën e Arbrit; si dhe parkuan në mënyrë të parregullt. Njëri prej këtyre automjeteve rezultoi debitor me 40 masa administrative. Mjetet e parkuara u spostuan me mjet ngritës.
Kontrollet e ndërmarra synojnë disiplinimin e drejtuesve të mjeteve, parandalimin e aksidenteve dhe krijimin e një qarkullimi të rregullt dhe të sigurt në rrugët e Tiranës.
Policia e Tiranës ju bën thirrje të respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, të qendroni në rradhë, të mos parakaloni në mënyrë të gabuar dhe të parkoni në mënyrë të rregullt. Bashkëpunimi juaj është i domosdoshëm për të parandaluar aksidentet dhe për të garantuar sigurinë e të gjithëve
Top Channel