
“Riktheni Neymar në ekipin kombëtar”, kjo është kërkesa e Ronaldo Fenomenit drejtuar Carlo Ancelottit, trajnerit italian të Seleção-s, i cili në katër ndeshjet e tij në krye të Brazilit nuk e ka thirrur yllin e Santos.
Neymar është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Brazilit me 79 gola, dy më shumë se Pelé në 128 ndeshje, por ai nuk ka luajtur për ekipin kombëtar brazilian që nga tetori 2023, kur pësoi një dëmtim të rëndë në gju.
Pasi u kthye në atdheun e tij pas aventurës në Arabinë Saudite, me Al Hilal, Neymar është përsëri një figurë kyçe për Santos. Por për momentin, Ancelotti nuk e ka marrë në konsideratë.
“Ai është një lojtar vendimtar për Seleção-n braziliane. Ne nuk kemi një lojtar tjetër si Neymar”, tha Ronaldo.
“Njerëzit shpresojnë 100% që ai të shkojë në Kupën e Botës sepse nëse shkon, ne patjetër do të kemi rezultate më të mira sesa do të kishim pa të”, shtoi “Fenomeni”.
Në shtator, Ancelotti nuk e kishte mbyllur plotësisht derën për kthimin e Neymar.
“Ai duhet të rikthehet në formë për të ndihmuar ekipin kombëtar dhe për të dhënë më të mirën e tij në Kupën e Botës”, u shpreh tekniku italian.
Top Channel