Dyshohet se ngacmoi pacienten para ndërhyrjes, nis hetimi ndaj mjekut në Tiranë
25/09/2025 14:32
Ndaj një mjeku në Tiranë ka nisur hetimi pasi dyshohet se ka ngacmuar një paciente.
Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në ngarkim të shtetasit A. Gj., 44 vjeç, me profesion mjek, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një shtetase se gjatë kohës që ishte paraqitur për një ndërhyrje mjekësore në spital, nuk është trajtuar sipas rregullave të etikës profesionale.
Nën drejtimin e Prokurorisë punohet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit
Top Channel