Brooklyn Beckham thyen heshtjen për përçarjen me familjen: Kam një grua shumë mbështetëse

25/09/2025 17:52

Brooklyn Beckham ka thyer heshtjen dhe ka folur për gruan e tij, Nicola Peltz, të cilën e përshkroi si “shumë mbështetëse”.

“Gjithmonë do të ketë njerëz që do të thonë gjëra negative, por unë kam një grua shumë mbështetëse”, i tha ai Daily Mail të mërkurën, më 24 shtator, kur u pyet për situatën midis anëtarëve të familjes së tij, duke shtuar: “Unë dhe ajo po bëjmë gjërat tona, duke qenë të qetë dhe duke punuar. Dhe jemi të lumtur”.

Sipas njerëzve pranë tyre, ai ka ndërprerë të gjitha kontaktet me prindërit e tij, David dhe Victoria Beckham. Ai vetë, duke komentuar zhurmën e përfolur për grindjen e tyre, tha: “Njerëzit gjithmonë do të thonë budallallëqe”.

Brooklyn Beckham ishte në Ryder Cup, ngjarja e famshme e golfit me ekipe nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara, ku mori pjesë në Bethpage Black Golf Course në New York kundër ekipit të Eli Manning. Siç zbuloi ai, së shpejti do të kthehet në Los Angeles për të qenë me Nicola Peltz: “E lashë gruan time vetëm me katër qentë tanë, kështu që duhet të kthehem për të ndihmuar dhe për t’u rikthyer në punë.”

25-vjeçari gjen mbështetje tek gruaja e tij pas largimit nga prindërit, vëllezërit dhe motra e tij. Në qershor, Page Six zbuloi se më i madhi i familjes Beckham ishte larguar nga familja e tij, ndërsa u bë edhe më i afërt me vjehrrin e tij, miliarderin Nelson Peltz dhe gruan e tij, Claudia.

Në të njëjtën kohë, raportet sugjeruan se Nicola Peltz kishte tensione kronike me Victoria Beckham, që datojnë që nga dasma e çiftit në vitin 2022. Megjithatë, një burim tjetër tha në atë kohë: “Kushdo që i njeh Beckham-ët e di se ata janë prindër të dashur, të përkushtuar dhe të mrekullueshëm”.

Thashethemet për një ndarje filluan në prill, kur TMZ raportoi se Brooklyn Beckham kishte ndaluar së foluri me vëllain e tij, Romeo, për shkak të lidhjes së këtij të fundit me Kim Turnbull. Brooklyn kishte qenë më parë i lidhur romantikisht me DJ-in britanik, dhe burimet pohuan se, ndërsa ai nuk ishte xheloz, ai vuri në dyshim motivet e Turnbull.

Ajo mohoi në qershor se kishte pasur ndonjëherë një lidhje me Brooklyn, duke sqaruar: “Dua të tërhiqem nga debati i vazhdueshëm dhe të rivendos të vërtetën për të mirën e të gjithëve”.

Top Channel