Bosch gjerman njofton shkurtimin e 13,000 vendeve të punës deri në vitin 2030

25/09/2025 19:48

Kompania gjermane Bosch, e cila është goditur nga kriza, planifikon të shkurtojë rreth 13,000 vende pune deri në vitin 2030.

Kompania kishte njoftuar tashmë një shkurtim prej 10,000 vendesh pune vitin e kaluar. Bosch, furnizuesi më i madh i elektroshtëpiakeve në botë, njoftoi më herët sonte një plan për të kursyer burime dhe për të shkurtuar vende pune, kryesisht në linjat e prodhimit në Gjermani.

“Ne duhet të punojmë urgjentisht për konkurrueshmërinë tonë dhe të vazhdojmë të ulim kostot tona në mënyrë të përhershme. Po përdorim shumë mjete për ta arritur këtë. Fatkeqësisht, nuk mund të shmangim shkurtimet e mëtejshme të vendeve të punës përtej nivelit të njoftuar tashmë. Kjo është shumë e dhimbshme për ne, por për fat të keq nuk ka asnjë mënyrë për ta anashkaluar”, tha Drejtori i Burimeve Njerëzore të Bosch, Stefan Gross.

Në fund të vitit 2024, kompania punësonte pothuajse 417,900 njerëz në të gjithë botën – pothuajse 11,600 më pak se në fund të vitit 2023. Në Gjermani, numri i punonjësve u ul me pak më shumë se 4,500 në mbi 129,600 (-3.4%).

Top Channel