Aksident në Igumenicë, 11-vjeçari humb jetën teksa kthehej nga shkolla

25/09/2025 16:48

Një 11-vjeçar nga Greqia ka humbur jetën në mënyrë tragjike, pasi u përplas nga një automjet ndërsa po kthehej në shtëpi nga shkolla.

Ngjarja ndodhi në një nga rrugët qendrore të qytetit të Igumenicës, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e këmbësorëve, veçanërisht të fëmijëve në zonat pranë institucioneve arsimore.

Sipas mediave të huaja, 11-vjeçari u përpoq të kalonte rrugën, por u godit nga një automjet që po kalonte në atë moment. Përplasja ishte e fuqishme dhe shkaktoi plagë të rënda te fëmija.

Menjëherë pas aksidentit, ai u dërgua në Urgjencën e Igumenicës ku mori ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të gjendjes të rënduar, ai u transferua në Spitalin e Filiates, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetoj plagëve të marra.

Autoritet kanë nisur menjëherë hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të ngjarjes.

Top Channel