Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në lagjen nr. 12 të qytetit të Durrësit, ku një person është gjetur i pajetë brenda banesës së cilën po e ruante.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se është goditur me thikë.

Viktima është identifikuar si Valbon Beqiraj, 51 vjeç dhe nuk njihej si një person problematik në Durrës.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje pas njoftimit të marrë dhe ka rrethuar zonën ku po kryen veprimet e para hetimore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel