VIDEO/ Pamje apokaliptike në Bangkok, gropa gjigante në mes të rrugës përpin makinat e shtyllat elektrike

24/09/2025 12:04

Një gropë 50 metra e thellë është hapur përpara në Bangkok, në të cilën kanë rënë disa makina dhe shtylla elektrike që ndodheshin mbi atë pjesë të rrugës.

Autoritetet lokale mbyllën rrugët përreth spitalit në Qytetin e Vjetër historik rreth orës 7 të mëngjesit, pasi gropa e krijuar çau tubat e ujit dhe shembi linjat e energjisë elektrike.

Gropa, me thellësi 50 metra, shkaktoi panik dhe detyroi evakuimin e shtëpive përreth ndërkohë që Guvernatori i Bangkokut, Chadchart Sittipunt, shkoi menjëherë në vendngjarje duke deklaruar se rrëshqitja ndodhi mbi lidhjen midis tunelit të trenit me dy binarë dhe një stacioni të ri të planifikuar.

“Sapo toka rrëshqiti në tunel, i gjithë tuneli u shemb. Gjithashtu, një tub u thye dhe uji e bëri situatën edhe më të vështirë“, tha guvernatori në një video të postuar në mediat sociale.

Tani po vlerësojmë dëmet. Besojmë se spitali mund të ruhet, por duhet ta mbyllim menjëherë vrimën përpara se të shembet edhe gjithçka tjetër”, përfundoi ai.

.

 

Top Channel