Tre muaj pas ofensivës ndaj Iranit, ushtria amerikane publikon videon se si bombat shkatërruan centralet bërthamore të Teheranit

24/09/2025 07:26

Tre muaj pas bombardimit të objekteve bërthamore të Iranit, shefi i shtabit të Forcave Ajrore Amerikane, Komandanti David Olvin, ngarkoi një video të testeve të mëparshme, e cila ngjan me mënyrën se si u krye bombardimi i objekteve bërthamore në Fordow, të ashtëquajturin mali bërthamor në Iran.

Videoja tregon bombarduesit strategjikë të padukshëm B-2 Spirit të Forcave Ajrore Amerikane duke u ngritur nga SHBA-ja. Gjashtë avionë u ngritën nga Baza Ajrore Whiteman në Misuri, SHBA.

Pas një udhëtimi prej shumë orësh dhe mijëra kilometrash, ata mbërritën në Iran, ku përdorën bombat e fuqishme GBU-57 MOP për të goditur objektet bërthamore thellë nën tokë. Më në fund ata u ulën të sigurt në tokën amerikane.

Operacioni i 21 qershorit kundër tre objekteve bërthamore të Iranit, Fordow, Natanz dhe Isfahan, u zhvillua në kontekstin e luftës 12-ditore midis Izraelit dhe Iranit.

B-2 hodhën 14 bomba bunkerësh dhe u kthyen në bazat e tyre të sigurta.

Videoja tregon saktësisht një bombë GBU-57 MOP që shpon tokën. Edhe pse ky filmim është nga testet e mëparshme të kryera nga USAF, ai i ngjan mënyrës mbresëlënëse se si ata goditën objektet iraniane.

Kjo është një bombë që mund të mbahet nga bombarduesi B-2 Spirit, me peshë deri në 13,600 kilogramë.

Teorikisht, ajo mund të shpojë 60 metra beton ose 40 metra shkëmb.

Top Channel