Përjashtimet e këshilltarëve të PD në Durrës, Berisha: Shkak jo mendimi, por veprimet e tyre. S’mund të punojnë për PS-në
25/03 13:25
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim me presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen dhe Ministren e Punëve të Jashtme Beate Meinl-Reisinger.
Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali ka ndarë foto nga takimi, ndërsa shkruan se “për miqësinë e pakushtëzuar mes vendeve tona dhe mbështetjen e fortë që Austria vijon t’i japë integrimit të shpejtë të Shqipërisë në zemër të Europës”
“Me Presidentin e Austrisë Alexander Van der Bellen dhe Ministren e Punëve të Jashtme Beate Meinl-Reisinger, për miqësinë e pakushtëzuar mes vendeve tona dhe mbështetjen e fortë që Austria vijon t’i japë integrimit të shpejtë të Shqipërisë në zemër të Europës”, shprehet ajo.
Top Channel