Hapet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Kapitull i ri, helikopterë të tjerë ‘Black Hawk’ do t’i bashkohen Shqipërisë
03/07 13:17
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim me presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen dhe Ministren e Punëve të Jashtme Beate Meinl-Reisinger.
Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali ka ndarë foto nga takimi, ndërsa shkruan se “për miqësinë e pakushtëzuar mes vendeve tona dhe mbështetjen e fortë që Austria vijon t’i japë integrimit të shpejtë të Shqipërisë në zemër të Europës”
“Me Presidentin e Austrisë Alexander Van der Bellen dhe Ministren e Punëve të Jashtme Beate Meinl-Reisinger, për miqësinë e pakushtëzuar mes vendeve tona dhe mbështetjen e fortë që Austria vijon t’i japë integrimit të shpejtë të Shqipërisë në zemër të Europës”, shprehet ajo.
Top Channel