
Një person raportohet se është rrëmbyer mesditën e kësaj të mërkure në Qafë Gjashtë të Sarandës.
Dyshohet të jetë rrëmbyer shtetasi me iniciale F. M, për larje hesapesh. Lidhur me ngjarjen reagoi policia e Sarandës, e cila thotë se 19-vjeçari ndodhet në komisariat, ku po jep deklaratën e tij lidhur me një mosmarrëveshje që ka pasur me një tjetër shtetas.
“Në lidhje me një njoftim të publikuar në media, se një shtetas është rrëmbyer në qytetin e Sarandës, ju informojmë se:
Shtetasi i identifikuar me iniciale F. M, 19 vjeç, aktualisht ndodhet në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe po jep deklaratën e tij lidhur me një mosmarrëveshje që ka pasur me një tjetër shtetas.
Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe për identifikimin e personave të përfshirë në të”-njofton policia.
Top Channel