Përplasen dy trena pranë Bratislavës, raportohet për shumë të lënduar
Rusia dhe Irani nënshkruan të hënën një memorandum mirëkuptimi për të ndërtuar centrale të vogla bërthamore në Iran, tha kompania shtetërore ruse e energjisë bërthamore, Rosatom.
Marrëveshja u nënshkrua nga kreu i Rosatom, Alexei Likhachev dhe zyrtari më i lartë i energjisë bërthamore të Iranit, Mohammad Eslami, në një takim në Moskë. Rosatom e quajti marrëveshjen një “projekt strategjik”.
Eslami, i cili është gjithashtu nënpresident i Iranit, u tha mediave shtetërore iraniane më parë këtë javë se plani parashikon ndërtimin e tetë centraleve bërthamore, ndërsa Teherani kërkon të sigurojë 20 GW (gigavat) kapacitet të energjisë bërthamore deri në vitin 2040.
Irani, i cili vuan nga mungesa e energjisë elektrike gjatë muajve të kërkesës maksimale, ka vetëm një central bërthamor që vepron në qytetin jugor të Bushehrit. Ai u ndërtua nga Rusia dhe ka një kapacitet prej rreth 1 GW.
Rusia ka lidhje të ngushta me Iranin dhe dënoi sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj objekteve bërthamore iraniane më parë këtë vit, të cilat u kryen me qëllimin e deklaruar për të parandaluar Teheranin të pajiset me një bombë bërthamore. Irani pretendon se nuk ka një qëllim të tillë.
Top Channel