“Mos e mbani këtë njollë turpi”, nis me debate seanca plenare, opozita kërkon diskutimin e programit të qeverisë së re

24/09/2025 10:15

Pas seancës të enjten e kaluar ku qeveria e re mori votëbesimin në vetëm 25 minuta për shkak të kaosit të krijuar nga opozita, Kuvendi u mblodh sërish këtë të mërkurë.

Në rendin e ditës parashikohet votimi për përbërjen e kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve parlamentare. Edhe kjo seancë nisi me debate, pasi partia Demokratike kundërshtoi votimin e procesverbalit.

Tabaku: Është hera e parë z.kryetar që programi i qeverisë kalohet pa u diskutuar. Nuk besoj që shqiptarët mund t’i lëmë në hije për programin e qeverisë. Kjo lidhet me procesverbalin por është kërkesë procedurale. Nuk besoj se doni ta mbani këtë njollë z.kryetar. E kuptoj që nuk ka vizion, por nuk mund tia mohoni opozitës të ketë një debat parlamentar. Të drejtën e fjalës nuk na e hiqni dot dhe rregulloren nuk e shkelni dot

Peleshi: Fjala merret për korrigjim apo saktësim të mendimit. Kalojmë te njoftimet

Këlliçi: Nuk mund ta kaloni këtë seancë sikur gjithçka është normale, sikur ka funskionim normal këtu,. Ai procesverbal, nuk reflekton aspak situatën e ndodhur javën e kaluar në seancë. Mudn t’i ktheheni edhe pamjet, kur anoncuar 5 minuta pushim njoftuar se kreu i grupit të PD do merrte fjalën. Ju në vend që t’i jepnit fjalën. Në vetëm 25 minuta diskutim, nuk u dëgjua as fjala e opozitës. Kjo është një njollë turpi për këtë Kuvend dhe për ju si kryetar

Top Channel