Një ditë pasi Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi për shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak, Prefekti i Tiranës ka dërguar vendimin në Këshillin e Ministrave.

Shkarkimi zyrtar i Erion Veliajt pritet të vuloset neser nga këshilli i ministrave në mbledhjen e qeverisë.

Ndërkohë avokatët e Veliajt kanë paralajmëruar se do ta ankimojnë këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese dhe është ende e paqartë sa kohë do marrë shqyrtimi gjyqësor për të shkuar pastaj në një datë të mundshme për zgjedhjet e parakohshme në bashkinë e Tiranës.

Top Channel