E rëndë në Sarandë/ 15-vjeçarja vetëhidhet nga kati i katërt i banesës, përfundon në spital
24/09/2025 11:54
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Sarandë, ku një 15-vjeçare është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës.
Sipas uniformave blu, e mitura ndodhet aktualisht në spital, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
“Po këta specialistë u referuan materiale për vlerësim pasi, më datë 23.09.2025, ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital, një shtetase e mitur 15 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së saj në Sarandë. 15-vjeçarja aktulisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën“, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel