
Një skenë kaotike u zhvillua jashtë një gjykate në Florida të martën, pasi Ryan Routh u shpall fajtor pasi u akuzua për përpjekje ndaj presidentit Donald Trump.
Vajza e tij, Sarah Ellen Routh, shpërtheu në zemërim ndaj gazetarëve dhe policisë, ndërsa përpiqej të ndiqte automjetin që transportonte të atin.
“Hiqini ato kamera nga fytyra ime, dreqin!”, bërtiti ajo, teksa vraponte drejt daljes së pasme të gjykatës.
Sarah Ellen dukej tejet e shqetësuar pas vendimiet, madje raportohet se kishte sharë me zë të lartë brenda sallës së gjyqit, përpara se të largohej me nxitim.
Mediat e huaja raportojnë se ajo ishte duke pritur pranë portës nga ku po dilnin automjetet e policisë, me përpjekjen për të dalluar të atin pas xhamave të errët të makinave.
Ryan Routh, 59 vjeç, u arrestua në shtator 2024, pasi agjentët e Shërbimit Sekret e kapën fshehur në disa shkurre pranë një fushe golfi në pronësi të Trump në Palm Beach, ku presidenti po luante një raund golfi. Në vendin e ngjarjes u gjetën një armë zjarri dhe një aparat fotografik, ndërsa Routh u përpoq të largohej.
Pas shpalljes së fajësisë, Routh tentoi të dëmtojë veten në sallën e gjyqit duke u shpuar në qafë me një stilolaps, sipas burimeve të brendshme.
Routh po përballet me një dënim maksimal me burgim të përjetshëm.
Top Channel