Aksident i frikshëm me vdekje në Greqi/ Gruaja turke humb jetën pasi makina përmbyset, me të ndodhej dhe i biri

24/09/2025 17:16

Një aksident me pasojë vdekje  të një gruaje dhe plagosjen e të birit ndodhi mesditën e së mërkurës në autostradën Egnatia, pranë pikës së pagesës në Ardanio.

Sipas mediave greke automjeti në të cilin udhëtonin dy shtetas turq, nënë e bir, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Gruaja, e moshës rreth 65 vjeç, u nxor pa shenja jete nga automjeti. Ndërsa djali i saj, i cili ndodhej gjithashtu në makinë, u transportua me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se ata po ktheheshin në Turqi në momentin e aksidentit, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e përplasjes.

Top Channel