Video/ Postimi i çuditshëm nga Shtëpia e Bardhë, emigrantët krahasohen me Pokemonët: T’i kapim të gjithë

23/09/2025 18:05

Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare (DHS) ka shkaktuar reagime të ashpra në rrjetet sociale pas publikimit të një videoje në TikTok, në të cilën arrestimet e emigrantëve krahasohen me kapjen e Pokémonëve.

Videoja njëminutëshe përmban pamje të individëve që arrestohen nga oficerët amerikanë, të shoqëruara me muzikë dhe efekte vizuale të ngjashme me hapjen e serisë së njohur japoneze Pokémon.

Seria “Pokémon” përfshin lojëra, vizatime dhe produkte koleksionuese, ku trajnerët kapin, stërvisin dhe luftojnë me krijesa të quajtura Pokémon për të garuar në turne dhe për të penguar të këqijtë.

Videoja e DHS-së përfundon me disa “karta Pokémon” të simuluara, të cilat paraqesin disa nga personat e arrestuar dhe të deportuar, duke i përshkruar ata si “më të këqijtë e të këqijve” dhe duke listuar krimet e tyre të dyshuara, si tentativa për vrasje dhe vjedhje me thyerje.

Videoja, e shpërndarë të hënën me mbishkrimin “Duhet t’i kapësh të gjithë!”, u prit me tallje dhe kritika të forta. Kritikët theksuan jo vetëm shkeljen e mundshme të të drejtave të autorit të Nintendos, por edhe përmbajtjen problematike etike dhe politike.

Pamjet janë pjesë e një fushate më të gjerë të administratës Trump për ndalimin e imigracionit të paligjshëm ndwrsa ana tjetër, DHS ka mohuar çdo shkelje gjatë operacionit, duke deklaruar:

“Asnjë shtetas amerikan nuk u arrestua. Ata u mbajtën për një kohë të shkurtër për sigurinë e tyre dhe të oficerëve, ndërsa operacioni ishte në zhvillim.”

@whitehouseGotta catch ‘em all 🎥: DHS♬ original sound – The White House

Top Channel