VIDEO/ Policia e ndaloi sepse po kalonte eskorta e Trump, Macron telefonon presidentin: Merreni me mend, po pres në rrugë sepse po kaloni ju

23/09/2025 13:25

Një incident i pazakontë që përfshiu presidentin francez, Emmanuel Macron dhe homologun e tij amerikan, Donald Trump ndodhi të hënën në mbrëmje në Nju Jork, ku po zhvillohet Asambleja e Përgjithshme vjetore e OKB-së.

Kur Macron doli nga ndërtesa e OKB-së pas fjalimit të tij në të cilin, ndër të tjera, ai njoftoi njohjen e shtetit të Palestinës nga Franca, ai u përball me një bllokadë policore që ishte ngritur ndërsa eskorta e Donald Trump po lëvizte.

“Më falni, zoti President, gjithçka është e mbyllur, qarkullimi është ndalur kudo”, i shpjegoi një oficer policie Macronit, i cili u habit.

Megjithatë, presidenti francez nuk e humbi sensin e humorit pasi telefonoi homologun e tij amerikan dhe u dëgjua të thoshte: “Merrni me mend, po pres në rrugë sepse gjithçka është ndalur për ju.”


Edhe kur kaloi autokolona e presidentit amerikan, vetëm këmbësorët u lejuan të kalonin, me Emmanuel Macron që u kthye në ambasadën franceze në Nju Jork në këmbë.

Duke pasur mundësinë, ai vazhdoi telefonatën e tij me Donald Trump

Top Channel