
Zbardhet dinamika e ngjarjes se djeshme në Vlorë, ku një 37-vjeçar u paraqit në spital i plagosur me armë.
Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi me iniciale S.M., 37 vjeç, u arrestua pasi ditën e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali në Vlorë, dyshohet se është vetëplagosur në kofshën e majtë, nga qitja aksidentale e një arme zjarri tip pistoletë, të cilën e mbante pa leje. Arma me 16 fishekë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Aktualisht, ky shtetas ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasin S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë, pasi ditën e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali në Vlorë, dyshohet se është vetëplagosur në kofshën e majtë, nga qitja aksidentale e një arme zjarri tip pistoletë, të cilën e mbante pa leje. Arma me 16 fishekë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Aktualisht, ky shtetas ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën“, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel