
Vala intensive e motit të keq po vazhdon të shkaktojë probleme të mëdha në Itali.
Pas reshjeve të dendura të së hënës në rajonin e Lombardisë, mëngjesin e sotëm një rrebesh i fuqishëm shiu ka goditi ishullin e Ischias, pranë Napolit, ku rrugët dhe shtëpitë u përmbytën dhe dhjetëra banorë telefonuan zjarrfikësit për ndihmë.
Në Liguria, veçanërisht në zonat e La Spezia dhe San Terenzo di Lerici, reshjet e pandërprera shkaktuan përmbytje dhe bllokime në rrugë.
Ndërsa Toskanë, reshjet e dendura goditën rajonin e Grossetos, ku përmbytjet ndërprenë trafikun në rrugët rajonale, duke vështirësuar lëvizjen dhe sjelljen e ndihmave.
Ndërkohë, jashtë qytetit të Torinos, zjarrfikësit dhe ekipet e zhytësve vazhdojnë përpjekjet për të gjetur një turist të huaj, i cili u rrëmbye nga përmbytjet e rënda pasditen e djeshme në zonën e Spigno Monferrato.
Autoritetet italiane kanë bërë thirrje qytetarëve për kujdes maksimal dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e përmbytura.
Top Channel