
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, deklaroi se është përfshirë në përpjekjet për të arritur një armëpushim në konfliktin në Gaza, duke theksuar se palët negociuese duhet ta arrijnë këtë qëllim sa më shpejt.
Trump solli në vëmendje faktin se disa vende të fuqishme, përfshirë Britaninë, Francën, Kanadanë dhe Portugalinë, kanë njohur shtetin palestinez gjatë ditëve e fundit.
Ai e cilësoi këtë veprim si një “shpërblim” për mizoritë e kryera nga grupi Hamas.
“Njohja e një shteti palestinez, në këtë moment, është një shpërblim për Hamasin dhe aktet e tij barbare”, u shpreh Trump, duke kritikuar kështu vendimet e vendeve që mbështesin Palestinën.
Ai shtoi se në vend që t’u jepet hapësirë kërkesave të Hamasit, ata që duan paqe duhet të bashkohen në një mesazh të qartë dhe të unifikuar: “Lironi pengjet tani”.
Trump theksoi rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për arritjen e armëpushimit dhe ndalimin e dhunës në rajon.
Top Channel