
Një alarm u dha të martën në mbrëmje në Oslo të Norvegjisë, pasi një granatë shpërtheu në qendër të qytetit, pranë një sinagoge.
Autoritetet nxituan menjëherë në vendngjarje, ku gjetën një granatë tjetër. Policia ka shpërthyer granatën e dytë në vendngjarje, ndërsa mediat norvegjeze raportojnë se një djalë 13-vjeçar është arrestuar.
Sipas shefit të operacioneve të policisë, Vidar Pedersen, shpërthimi ndodhi pranë Parkveien rreth orës 8:44 të mbrëmjes sipas kohës lokale, duke mobilizuar menjëherë shërbimet e emergjencës.
BREAKING
Norway: Suspected failed terror attack near the synagogue in Oslo. A loud explosion was reported, and grenades along with other explosives were observed. pic.twitter.com/tXN3byaFHK— On Elpeleg 🎗️ (@onelpeleg) September 23, 2025
“Shërbimet e emergjencës janë në Pilestredet pas një shpërthimi. Situata është e paqartë dhe ne po punojmë intensivisht në vendngjarje”, tha Pedersen.
Policia ende nuk ka publikuar informacione mbi shkallën e dëmit ose mundësinë e lëndimeve. Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit i Oslos dërgoi tre automjete për të ndihmuar policinë, konfirmoi shefi i zjarrfikësve Arvid Nordstrand.
Sipas agjencisë norvegjeze të lajmeve NTB, policia ka zgjeruar masat e sigurisë në zonë, e cila ndodhet në qendër të Oslos, pranë ndërtesave qeveritare dhe institucioneve arsimore.
Top Channel