“Pelegrinët” e Skënderbeut/ Varri i heroit kombëtar, vendi më i vizituar nga turistët e huaj

23/09/2025 13:52

Jo vetëm shqiptarët, por edhe të huajt e kanë shtuar kuriozitetin për të njohur qytetin historik të Lezhës dhe pa dyshim një prej ndalesave kryesore është dhe vend varrimi i Skënderbeut.

Ky tempull i rëndësishëm i Shqiptareve po tërheq një numër të lartë vizitorësh të huaj kryesisht nga Spanja Izraeli apo dhe Amerika e largët.

“Sapo kemi mbërritur, pame muret e lashta, kishën mesjetare. Është hera e pare qe kemi ardhur na ka pëlqyer, se ne jemi nga Spanja dhe klima është pothuajse e njëjtë. Më duket çdo gjë shumë mirë, sidomos Skënderbeu heroi juaj kombëtar e sheh në çdo vend të vendosur”, shprehet një nga turistët.

“Është hera ime e parë që jam në Shqipëri, dhe teksa po bënim xhiro shohin dhe njerëzit sa të mirë janë jo vetëm për turizëm apo atraksione të tjera. Pamë këtë zonën këtu, mësuam për Skenderbeun. Me pëlqen historia monumentet, më pëlqen të dëgjoj për kultura të ndryshme. Babai im ka lindur në Prishtinë dhe ishte sikur po kthehem në shtëpi”, shprehet një tjetër turiste..

“Po e njoh sepse nuk kisha dëgjuar me pare, unë vij nga Katalana dhe si territor shoh që ka shumë ngjashmëri. Te shpjegonin tre-katër gjëra për Shqipërinë, por jo gjerat kryesore. Pamë vendvarrimin, shijuam natyrë, por ajo që më surprizoi ishte mënyra e ndërtimit të qytetit. Gjithashtu më kane treguar se në vitin 2029 ju mund të merrni të drejtën për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian dhe kjo më gëzoi shume”, u shpreh turistja nga Spanja.

“Jo vetëm për vendet historike, por edhe për kulinarinë është një nga arsyet që turistët e huaj e pëlqejnë qytetin historik të Lezhës, ashtu siç pohojnë dhe ky çift spanjoll që ka ardhur për të kaluar muajin e mjaltit në vendin tonë dhe thonë që një tjetër pikë e fortë e Lezhës është ushqimi i mirë”, shprehen çifti i turistëve.

“Është hera e parë dhe doja të dija më shumë për këtë zotëri që është heroi juaj kombëtar. Erdhem në Lezhë për të njohur qytetin, kishim kuriozitet”, thitë një tjetër.

“Jemi për muaj mjalti dhe vendosëm të vimë për të vizituar Shqipërinë. Ushqimi këtu na pëlqen shumë, kemi provuar në shumë vende, por këtu ishte shumë mirë. Erdhëm për të parë detin Adriatik“, shton turiti tjetër.

Kisha Katolike mesjetare, ku u varros heroi ynë kombëtar dhe betejat e zhvilluara nga vendasit në muret e lashta të këtij monumenti kulturor, mjaft të rëndësishëm për Lezhën, ka njohur një rritje të madhe të turistëve, të cilët e vizitojnë vit pas viti.

Top Channel