
Karoline Leavitt, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, ka bërë thirrje për një hetim nëse një shkallë lëvizëse në selinë e OKB-së është ndaluar qëllimisht përpara fjalimit të Trump në Asamblenë e Përgjithshme.
“Nëse dikush në OKB e ka ndaluar qëllimisht shkallët lëvizëse ndërsa Presidenti dhe Zonja e Parë po shkelnin mbi to, ata duhet të shkarkohen nga puna dhe të hetohen menjëherë”, shkroi ajo në një postim në X.
Po ashtu si incident është cilësuar edhe mikrofoni i fikur gjatë kohë që Trump po mbante fjalën.
Leavitt përmendi një artikull nga redaktorja e The Times në Uashington, Katy Balls, e cila i referohej përpjekjeve të administratës Trump për të kufizuar ndikimin e OKB-së.
“Për të shënuar mbërritjen e Trump, anëtarët e stafit të OKB-së kanë bërë shaka se mund të fikin shkallët lëvizëse dhe ashensorët dhe thjesht t’i thonë se u kanë mbaruar paratë, kështu që ai duhet të ngjitet shkallëve”, shkroi Balls të dielën.
Top Channel