Mjekët europianë kundër Trump: Përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë nuk është shkak për autizëm

23/09/2025 15:16

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) deklaron se  nuk ka prova të reja që kërkojnë ndryshime në rekomandimet aktuale të përdorimit të paracetamolit gjatë shtatzënisë.

Paracetamoli, i njohur si Tylenol në Shtetet e Bashkuara, përdoret për të lehtësuar dhimbjen dhe ethet.

Kjo deklarate e agjenise  europiane te baranve  vjene menjehere pasi presidenti amerikan Donald Trump, të hënën, lidhi autizmin me përdorimin e vaksinave gjatë fëmijërisë dhe marrjen e Tylenolit nga gratë shtatzëna, duke përhapur pretendime të pambështetura shkencërisht në politikën shëndetësore të SHBA-së.

Në Bashkimin Evropian, paracetamoli mund të përdoret gjatë shtatzënisë vetëm kur është klinikisht i nevojshëm. EMA thekson se nuk ka asnjë provë që përdorimi i këtij ilaçi gjatë shtatzënisë shkakton autizëm tek fëmijët.

Drejtori Mjekësor i EMA-s, tha: “Paracetamoli mbetet një opsion i rëndësishëm për trajtimin e dhimbjes dhe etheve tek gratë shtatzëna. Këshillat tona bazohen në një vlerësim rigoroz të të dhënave shkencore dhe nuk kemi gjetur asnjë lidhje mes përdorimit të paracetamolit gjatë shtatzënisë dhe autizmit tek fëmijët.”

Të dhënat nga gratë që kanë përdorur paracetamol gjatë shtatzënisë tregojnë se nuk ka rrezik për keqformime tek fetusi apo tek të porsalindurit. Në vitin 2019, EMA shqyrtoi studimet mbi neurozhvillimin e fëmijëve të ekspozuar ndaj këtij ilaçi dhe vlerësoi se rezultatet ishin të pasakta dhe nuk provojnë një lidhje të tillë.

“Paracetamoli duhet të përdoret gjatë shtatzënisë në dozën më të ulët efektive dhe për kohën më të shkurtër të mundshme. Gratë shtatzëna duhet të konsultohen me profesionistët e kujdesit shëndetësor për çdo pyetje lidhur me përdorimin e ilaçeve”.

Top Channel